Pësoi dëmtim në ndeshjen e fundit, zbulohet problemi i mesfushorit të Juventus

Miralem Pjaniç trembi jo pak në ditën e djeshme Juventusin teksa në ndeshjen ndaj Breshias pësoi një dëmtim. Mesfushori nuk ishte titullar, mirëpo u aktivizua në minutën e 65 për t’u zëvendësuar në minutën e 73.

Boshnjaku ndjeu një tërheqje, ndaj vendosi të mos rrezikonte duke braktisur fushën, ndërsa tashmë sezoni ka hyrë në momentin më vendimtar dhe përpara është përballja e 1/8-tave në Ligën e Kampionëve ndaj Lionit. Megjithatë, ka pasur frymëmarrje për trajnerin Mauricio Sarri pas analizave të Pjaniç në ditën e sotme.

Ato kanë hequr mundësinë e dëmtimit muskulor teksa kanë evidentuar vetëm një lodhje muskulore në këmbën e djathtë. Kondicioni i 29-vjeçarit do të vlerësohet ditë pas dite, por duket se nuk rrezikohet sfida e javës së ardhshme në Champions. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan