Peskara del jashtë objektivave, mediet vendase peshojnë fajin nga Memushaj

Peskara ndodhet në një situatë të vështirë në dy javët e fundit. Trajneri i ri duket se nuk ka barë bilancet e duhura në këto javë dhe kërkon pak më shumë kohë për të dhënë rezultate. Skuadra e Memushajt në tre javët e fundit ka pësuar dy humbje, rezultate që kanë komplikuar pozitat e tyre në renditje.

Ata janë në vendin e 11 dhe po humbin terren për të zënë të paktën një vend të fazën e “Play-Off” për t’u ngjitur në Serie A. Tashmë tifozët e skuadrës janë të shqetësuar dhe kërkojnë me patjetër një përmirësim të shpejtë. Mediet pranë Peskarës nuk e ngarkojnë gjithë peshën e fajit të trajneri, por i kushtojnë vëmendje edhe dy senatorëve të ekipit, kapitenit Memushaj dhe Galanos.

Sipas tyre, të dy janë nuk janë në formën e tyre më të mirë dhe nuk po e ndihmojnë skuadrën siç kanë bërë më parë. Memushajt i mungon virtuoziteti dhe pasimet e rrezikshme në zona të ngushta, por edhe golat, që mesfushori i kombëtares sonë shënonte rregullisht. Kështu, një përgjegjësi për këtë rënie e mban Memushaj, i cili duhet të kthehet në versionin e tij të zakonshëm. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan