sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Penalltitë janë macja e zezë, Shqipëria U16 thyhet nga Gjeorgjia

Kombëtarja e 16-vjeçarëve vazhdon rrugëtimin e saj në “UEFA Development Tournament U-16”. Skuadra e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri ditën e sotme ka pësuar humbjen e radhës. Kanë qenë moshatarët gjeorgjianë, që kanë arritur të fitojnë në Qendrën Sportive Kamëz me ndihmën e penalltive, pas përfundimit të kohës së rregullt me rezultatin 1-1.

Gjeorgjia ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 6, kombëtaren tonë, që e ka pasur shumë të vështirë të përgjigjet. Megjithatë, kuqezinjtë nuk janë dorëzuar, por kanë shënuar në minutën e 94, me sulmuesin e skuadrës së Tiranës, Melsi Cereni.

Pas barazimit në kohën e rregullt, radhën e kanë pasur penalltitë, ku Gjeorgjia ka fituar me rezultatin 3-4. Kjo është humbja e dytë rresht me penallti për kuqezinjtë, që më parë ishin përballur me Lituaninë, ku koha e rregullt pati përfunduar me rezultatin 2-2. Ndeshja e radhës për djemtë e Elvin Beqirit është në datën 1 mars ndaj Algjerisë, ora 14:00, po në Qendrën Sportive Kamëz.

Formacioni i kombëtares sonë: Biba (’60 Deda), Cela, Stafa (’68 Zabeli), Merkaj, Abazaj, Deda, Kote (c), Halilaj (’65 Arifi), Neziri, Hysa (’68 Cereni), Toma (’60 Ndreu). /vipsport.al/