sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

“Pasi u mundëm qëndronte lakuriq mbi tavolinë”, ish-futbollistët tregojnë bëmat e “El Loco” Bielsa

Marcelo Bielsa, trajneri i njohur argjentinas, ka marrë nofkën “El Loco” (i çmenduri) për përkushtimin ndaj detajeve me të cilat përgatit ndeshjet që ka. Por nuk është vetëm kjo që i ka dhënë këtë nofkë, pasi ekzistojnë shumë legjenda e rrëfime për sjelljet e tij nga bashkëlojtarë apo futbollistë që janë vënë nën urdhrat e tij.

Një nga këto bëma e kanë treguar dy ish-futbollistë të Kilit, të cilët folën për periudhën kur ai drejtonte përfaqësuesen e këtij vendi. “Pas një humbje ndaj Ekuadorit, Bielsa hyri në dhomat e zhveshjeve i tërbuar. Nuk fliste me askënd dhe pasi eci lart e poshtë për shumë kohë, u fut në dhomën ngjitur dhe kur u futëm për të parë se si ishte, po qëndronte tërësisht i zhveshur mbi një shtrat për masazhe. Krejtësisht pa lëvizur, sikur të ishte gati për t’iu nënmshtruar një ndërhyrje kirurgjiikale. Qëndroi kështu për gjysmë ore”, tregoi Mark Gonzalez në një emision televiziv.

Edhe Zhoze Fuenzalida i qëndroi këtij versioni për atë që bënte trajneri pas humbjeve. “U mundëm 1-0 nga Italia pasi kishim luajtur një ndeshje shumë të mirë. Bielsa në fund të sfidës ishte i tërbuar dhe kishte pelomizuar edhe me trajnerin e Italisë. Kur e arritëm më dhomat e zhveshjeve, ai po turfullonte dhe ecte para e mbrapa ndërsa hiqte të gjitha rrobat që mbante veshur”, tregoi ish-futbollisti i Kilit për këtë sjellje të çuditshme të trajnerit i cili tashmë po drejton Lids në Angli. /vipsport.al/