Partizani në ankth për titullarin e mbrojtjes, u dëmtua në ndeshjen e Kupës

Partizani nuk ia doli në ditën e djeshme të merrte kualifikimin për në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë ndaj Besëlidhjes. Të kuqtë fituan me rezultatin 3-1, por disfata 0-3 në Lezhë ishte vendimtare.

Megjithatë, në kampin e Partizanit tashmë përveç eliminimit që djeg, duhet të shqetësohen edhe për gjendjen e mbrojtësit Dejan Boldor. Rumuni nuk arriti të mbyllte ndeshjen pas  një dëmtimi dhe madje detyroi të tijtë të luanin për disa minuta me 10 lojtarë duke qenë se trajneri Sormani i kishte kryer të tria zëvendësimet.

Tashmë, kryeqytetasit presin përgjigje për gjendjen e 25-vjeçarit të mbrojtjes pasi kalendari i kampionatit i rezervon të kuqve një transfertë të vështirësisë maksimale si ajo ndaj Laçit. Ndërkohë që të besuarit e Sormanit nuk kanë tolerim për hapa fals pasi në krye mund të shkëputen edhe më shumë Kukësi me Tiranën. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan