Paqe në derbin e ekipeve B, Tirana e Partizani luajnë me futbollistë të skuadrës së parë

Kjo është java e derbit. Tirana dhe Partizani do të ndeshen të premte, por ditën e sotme ka qenë koha e “të vegjëlve”. Ekipet e dyta të Tiranës dhe Partizanit janë ndeshur për llogari të javës së 15 të Kategorisë së Dytë. Ndeshja ka nisur mirë për Partizanin, që kanë arritur të shënojnë në minutën e 34 me anë të Melanit.

Me avantazhin e të kuqve ka përfunduar pjesa e parë. Me nisjen e së dytës Tirana ka vendosur të nxjerrë nga loja ata që pritej të forconin edhe më shumë skuadrën bardheblu, Edon Hasani dhe Mario Morina. Më pas ndeshja ka shkuar më mirë për bardheblutë, të cilët kanë gjetur golin e barazimit në minutën e 64 me talentin Mario Beshiraj, i cili thirret shpesh edhe nga Egbo në ekipin e parë.

Pas vendosjes së baraspeshës, ndeshja nuk ka prodhuar më gola dhe të rinjtë e dy ekipeve janë ndarë në paqe. Duhet të themi se te Partizani ishte prezent edhe Esat Mala, i cili nuk figuronte prej kohësh, pas mosmarrëveshjeve me klubin e kuq. Pas këtij barazimi skuadrat nuk ndryshojnë pozicionet e tyre në renditje. Partizani qëndron në vendin e pestë, ndërsa Tirana është më poshtë dhe mban vendin e shtatë. /vipsport.al/

Kategoria e Dytë

Tirana B – Partizani B
Shënues: 64′ Beshiraj / 34′ Melani

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan