Paguante kompani që i shante, presidenti i Barcelonës kërkon mbledhje me lojtarët

Vazhdon situata kaotike në klubin e Barcelonës pa zbulimeve të fundit se katalanasit paguanin një kompani që zotëronte adresa në rrjetet sociale që kritikonin futbollistët si dhe të gjithë ata që ishin kundër presidentit Bartomeu e ndihmësve të tij. Një situatë absurde që ka shqetësuar dukshëm presidentin Josep Maria Bartomeu i cili sheh se si imazhi i tij para lojtarëve është dëmtuar ndjeshëm dhe mund të humbasë mbështetjen e tyre.

Për këtë arsye, ai i ka kërkuar një takim futbollistëve të ekipit të parë gjatë darkës. Sipas mediave spanjolle, ai do të japë shpjegime pas stërvitjes së sotme rreth ngjarjeve më të fundit në klub dhe temës së adresave që kritikonin futbollistët e në disa raste edhe bashkëshortet e tyre, si në rastin e Pike.

Skuadra ka stërvitje në orën 18:00 e më pas, në përfundim të saj, do të jetë Bartomeu që do të presë futbollistët në ambientet e brendshme të qendrës stërvitore, për të dhënë shpjegime për një nga situatat më absurde dhe të sikletshme që ka përjetuar klubi në vitet e fundit. Për këtë arsye, thuajse të gjithë pjesëtarët e stafit të klubit kanë qenë të pranishëm në ambientet e tij që para fillimit të stërvitjes. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan