Objektivi i vërtetë i Haland: Po shënoja te Salcburgu, por pastaj pashë Mbape…

Erling Haland ka treguar që në muajin e tij të parë te Borusia Dortmund se nuk është rastësi që ka marrë vlerësime tmerrësisht të larta që në moshë te re dhe se golat që kishte shënuar në Austri nuk ishin aspak rastësi. Sulmuesi norvegjez, në një intervistë për faqen e Bundesligës, ka folur pikërisht për këto ditë të tij të para në Gjermani, por edhe për atë që është objektivi i tij në karrierë.

“Unë i kam thënë gjithmonë vetes se ëndrra ime është të bëhem një ditë një nga lojtarët më të mirë në botë, por gjithashtu edhe që të bëhesha një profesionist. Ia kam thënë këtë vetes gjatë gjithë jetës dhe e dija që i vogël që isha i mirë, por e di, ka shumë punë për të bërë. Megjithatë, kur firmosa kontratën time të parë profesionale në Bryne, po mendoja “kjo është diçka e mirë”. Nga ana tjetër, nuk është asgjë në krahasim me çfarë bëjnë të tjerët. Gjithashtu, kur isha te Salcburgu, unë fillova të shënoja gola atje, por jam realist, shihja Mbape, ai po shënonte gola në Ligën 1. Ndaj e di që gjithmonë mund të arrish një nivel më lart në futboll”, tha Haland, duel bërë të qartë se kë ka marrë si shembull në ecurinë e tij mbresëlënëse.

Një shembull tjetër është edhe babai i tij, ish-futbollisti Alf-Inge Haland. “Babai im ka qenë një shembull i madh për mua. I kam thënë gjithmonë vetes se dëshiroja të bëhesha një futbollist profesionit në një nivel të lartë, edhe të bëhesha më i mirë se ai ishte një objektiv. SI jam në krahasim me të? Ai ka luajtur 34 ndeshje për Norvegjinë dhe mendoj mbi 200 ndeshje në Premier Ligë ndaj mendoj se më mungon ende diçka”, tha sulmuesi i ri. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan