Novi: Askush nuk tallet me Luftëtarin, tifozët të na mbështesin ndaj Laçit

Trajneri i ri i Luftëtarit Neritan Novi është shprehur optimist për ecurinë e ekipit bluzi . Me besimin se një mrekulli do të ndodhë Novi është shprehur para mediave se nuk do lejojë askënd të luajë me fanellën e Luftëtarit .Kjo deklaratë vjen një ditë para ndeshjes me ekipin e Laçit ku bluzinjtë luajnë për mbijetesë që ëndrra mos të marrë fund. “Luftëtari luan nesër në fushën e vet me ekipin e Laçin. Kjo do të jetë ndeshja e dytë për mua në stol, pasi më parë kam drejtuar ekipin edhe me Skënderbeun ku fituam dhe e mundëm. Unë dua që të mposhtim edhe Laçin. Luftëtari ka një grup të mirë dhe askush me mua si trajner nuk do të mund të tallet me fanellën e Luftëtarit, – tha Novi.

Laçi

“Laçi ka ekip të mirë, por ne luajmë në fushën tonë dhe nuk kemi se çfarë të humbasim. Në këtë ndeshje presionin e kanë kundërshtarët. Kam qenë pjesë e stafit, si në Laç, kur na mundën, ashtu edhe në Gjirokastër kur barazuam. Lojtarët janë të angazhuar dhe këtë e kam vënë re në stërvitje. Në këtë ndeshje janë në lojë të tria rezultatet. Lojtarët kanë punuar dhe grupi ka qenë i plotë. Sa herë vjen një trajner, te lojtarët shoh që ka angazhim për të dhënë më të mirën”.

Isufi

“Kam vetëm një shqetësim, Isufin që është i dëmtuar. Matematika na mban në lojë, kështu që do të bëjmë më të mirën. Gjithsesi, bëj me dije se do të vijojmë garën deri në fund. Ekipet në Gjirokastër nuk do ta kenë të lehtë. S’i hapim rrugë askujt, mund të ketë mrekullira dhe nuk lë asnjë që të luajë me fanellën tonë. Gjirokastar ka tifozeri shumë të mirë, madje na kanë mbështetur shumë. Në Shkodër ka pasur rreth 10-15 gjirokastritë që na kanë duartrokitur. I ftoj të vijnë në stadium sepse nuk i zhgënjejmë”, – tha Novi.

E.S./Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan