sex hikayeleri porno izle kartal escort

Një tjetër talent kuqezi, Fejenord transferon nga Greqia kapitenin e Shqipërisë U17

Mario Mitaj, talenti i përfaqësueses shqiptare U17 i cili mban edhe shiritin e kapitenit në radhët e saj, bëhet gati për hapin e madh të karrierës së tij. Ndonëse vetëm 16-vjeçar, djaloshi shqiptar ka tërhequr vëmendjen e një prej klubeve më të njohura në Holandë, Fejenord, i cili ka një akademi shumë prestigjioze që ka prodhuar në vite shumë yje të futbollit botëror.

Mitaj, aktualisht pjesë e U17 të AEK të Athinës, është monitoruar nga drejtues të akademisë së Fejenord, e cila ka gjetur një akord me klubin grek për të mundësuar kalimin e djaloshit shqiptar në Holandë. Kështu, ai do të jetë edhe për një muaj pjesë e AEK e më pas do të udhëtojë drejt Holandës, ku në ditët e para të marsit do të nisë zyrtarisht aventurën e tij te Fejenord.

Konfirmimi është bërë zyrtar nga vetë klubi grek i cili e ka vlerësuar si një arritje të madhe kalimin e një lojtari të akademisë së vet te Fejenord, që ka famë në të gjithë botën. Sigurisht që ky është një hap i rëndësishëm për mesfushorin shqiptar, i cili do të ketë mundësinë që të përgatitet e rritet në kushte shumë më cilësore me shpresën që të bëhet një emër i njohur i futbollit botëror. /vipsport.al/