Një tjetër duel për Superioren në Pogradec, luhen shanset e kreut

Pogradeci humbi në Fier një javë më parë, aty ku përkohësisht ka humbur edhe vendin e parë duke qenë se gara vazhdon. Por, këtë fundjavë, skuadra e Ardjan Abazajt do të presë në fushën e vet ekipin e Lushnjës, një nga rivalët kryesorë në betejën për Superioren.

Në fakt, Pogradeci këtë sezon ka treguar një formë mjaft të mirë, me përjashtim të 2-3 javëve të para, ndërsa më pas skuadra është konsoliduara, me lojëra në rritje dhe rezultate pozitive, e ka mbajtur edhe kreun e Grupit B që ka konkurrencë të madhe.,

Ndaj edhe në Pogradec kanë menduar që të kenë mbështetje sa më të madhe nga tifozët, ndaj edhe klubi u ka bërë thirrje nëpërmjet rrjeteve sociale, por edhe lajmërimeve në qytet.

Sfida me Lushnjën konsiderohet delikate, ndonëse në fushën e vet, skuadra e trajneri Ardjan Abazaj nuk fal. Kujtojmë që në saj të golit të Alillarit, shënuesit dhe sulmuesit kryesor të Pogradecit, ekipi liqenor fitoi në “Roza Haxhiu” duke zhvilluar një nga lojërat më të bukur.

E.S./Vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan