Një kualifikim që kushtoi shtrenjtë, Bylisi humb një titullar për Kukësin

Kualifikimi në Kupë është përjetuar me festë në radhët e Bylisit, që ka mbajtur gjallë ëndrrën e sigurimit të një vendi në Ligën e Europës në sezonin e ardhshëm nëpërmjet turneut të dytë për nga rëndësia në vend. Por njëkohësisht, ka ardhur me një kosto për skuadrën e Dovedan, i cili ka humbur një nga titullarët e tij për duelin delikat të fundjavës kundër Kukësit.

Edison Ndreca, mbrojtësi i majtë i cili po luan si mesfushor në radhët e ballshiotëve, pësoi një dëmtim të rëndë në fillimin e pjesës së dytë. Sapo filloi fraksioni i dytë i lojës, ai u përplas me tabelat e reklamave rrethuese të fushës dhe u desh që të largohej me barelë nga loja e më pas të shkonte me ambulancë në spitalin e Laçit.

Ndreca ka dëmtuar krahun i cili është ënjtur, siç tregoi trajneri Dovedan pas sfidës, ndaj tani pritet të shihet gjendja e tij dhe shkalla e riaftësimit. Por duket e pamundur që ai do të jetë në dispozicion të trajnerit për duelin e fundjavës, ndaj Dovedan duhet të bëjë planet pa lojtarin i cili së fundmi kishte qenë jo vetëm një pikë fikse në rreshtimin e skuadrës së tij, por edhe vendimtar me golat e shënuar. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan