Ngjarje e pazakontë në Shkodër, dyshohet për tritol poshtë makinës së Suad Licit

Ditën e sotme në orën 17:00 Teuta dhe Vllaznia do të ndeshen në stadiumin “Loro Boriçi”, por një ngjarje aspak e zakontë për futbollin tonë ka ndodhur dhe ka njollosur qëllimin e kësaj ndeshje. Në medie bëhet me dije se në makinën e administratorit të Vllaznisë, Suad Lici është gjetur një lëndë e dyshuar si eksploziv, që fatmirësisht nuk ka shpërthyer për të përshkallëzuar gjendjen dhe rrezikuar jetën e Liçit dhe familjarëve të tij.

Bëhet me dije se forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje, në afërsi të banesës së Suad Licit, pranë stadiumit “Loro Boriçi”. Ndërkohë, pritet ardhja e eksperteve nga Tirana për të hapur pakon e mbështjellë me natriban, e cila dyshohet se është tritol, por ende e pakonfirmuar. Policia po punon njëkohësisht për gjetjen e autoreve të vendosjes se kësaj pakoje të dyshimtë.

Administratori i Vllaznisë Suad Lici edhe më parë është përballur me kërcënime për punën e tij si administrator i Vllaznisë, por asnjëherë nuk ka bërë denoncime. Mbetet për t’u parë reagimi i tij pas rastit të sotëm. Më parë ka pasur kërcënime të shumta edhe ndaj trajnerëve, me Shkodrën si një nga qytetet me kriminalitetin më të madh në vend. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan