Në Vlorë nuk dorëzohen, Flamurtari prezanton katër brazilianët para duelit për mbijetesën

Klubi i Flamurtarit thuajse nga të gjithë mendohet si i rënë nga kategoria falë formës së dobët që ka shfaqur deri tani si dhe faktit se me vetëm 6 pikë të grumbulluara, ka pak shanse matematikisht që të mbetet në elitë. E megjithatë në Vlorë nuk kanë hequr dorë dhe për këtë arsye kanë afruar së fundmi katër futbollistë brazilianë.

Dy prej tyre luajtën në Kupë, ndërsa është plotësuar dokumentacioni edhe për dy të tjerët pas zhbllokimit të merkatos. Klubi i ka zyrtarizuara të katër futbollistët sot pasdite, duke bërë të qartë se do t’i ketë të gatshëm për duelin ndaj Luftëtarit që është një ndër mundësitë e pakta për momentin që kjo skuadër të regjistrojë fitoren e parë në kampionat.

Mesfushori sulmues Karlos Henrike Ramos, mesfushori Odaildo Souza De Oliveira, sulmuesi Velder Zhezus Kosta dhe mesfushori Lukas Ramos de Oliveira janë katër emrat që nesër pritet të jenë nga minuta e parë në fushën e lojës për ekipin vlonjat. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan