sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Në Spanjë e shohin Manajn si zgjidhje për telashet e Barçës: Lojtari më me eksperiencë te ekipi B

Rei Manaj shihet gjithnjë e më shumë si zgjidhje për telashet e Barcelonës, e cila nuk ka luksin të humbasë më futbollistë për dëmtim para ndeshjes së kthimit kundër Napolit në Ligën e Kampioneve. Parashikohet që Setien të ketë në dispozicion vetëm 11 profesionistë dhe portierin rezervë për takimin e kthimit e duhet të mbushë radhët e ekipit të tij me lojtarë nga ekipi B. Në mediat spanjolle, emri i Rei Manat qarkullon gjerësisht si një nga alternativat më të mundshme.

Vetë e përditshmja sportive “Mundo Deportivo”, e cila njihet për lidhjen me klubin pasi është me bazë në Katalonjë, thekson se si Manaj, ndonëse nuk ka debutuar ende me skuadrën e parë, është futbollisti me më shumë eksperiencë mes atyre që veshin këtë fanellë në ekipin B.

“Ai është lojtari më veteran mes atyre që stërviten me ekipin e dytë mes zgjedhjeve të mundshme për ekipin e parë. Qendërsulmuesi 23-vjeçar shqiptar u afrua gjatë merkatos së dimrit nga Albacete, e cila përfitoi 700 mijë euro plus 2 milionë të tjerë ekstra në varësi të paraqitjeve. Me një CV të gjerë në rininë e tij, e cila e çoi të debutonte edhe në Serinë A me Interin, regjistron në këtë sezon 3 gola në 10 ndeshje me Albaceten dhe 1 tjetër në 4 ndeshje me Barcelonën B. Në sezonin e mëparshëm shënoi 7 gola në 30 ndeshje me Albaceten.

Setien e grumbulloi për ndeshjen e Barcelonës ndaj Getafes, pa arritur të debutojë në “Kamp Nou”. Blerja e Martin Breithuejt, i cili mund të përdoret vetëm në La liga, i jep opsione Manajt”, shkruan e përditshmja spanjolle në artikullin e saj. /vipsport.al/