Ndreu: Ta harrojmë Burrelin, bëjmë kthesnë ndaj Dinamos

Ramazan Ndreu e quan hap fals barazimin në Burrel, por trajneri kërkon që skuadra të përqendrohet te sfida e së shtunës ndaj Dinamos, ku duhen marrë vetëm 3 pikët. Në prononcimin që ka dhënë për Rtshsport”, Ndreu është shprehur: “Nuk kanë ndikim rezultatet e fundit, ne jemi përgatitur për tërë sezonin. Duhet që të jemi mjaft të kujdesshëm sepse nuk kemi kohë që të pësojmë kolpo. Jemi sërish në krye dhe duhet që ndaj Dinamos të jemi të kujdesshëm dhe të marrim 3 pikët”.

Karikimi

“U kam thëne dhe lojtarëve që është një ndeshje mjaft e vështirë, sepse në katër takimet që janë luajtur Dinamo ka ndryshuar shumë në përbërje dhe në cilësi loje për mirë. Duhet mobilizim i jashtëzakonshëm”, – tha Ndreu mes të tjerave.

Mungesat

“Në këtë ndeshje mungojnë Basha e Marku, e natyrisht që ka peshën e vet çdo lojtar titullar. Por, Kastrioti ka shumë futbollistë dhe ata që do të luajnë do të tregojnë shumë në këtë ndehsje. Kam besim se të gjithë do të japin më të mirën e tyre në sfidën ndaj Dinamos”, – tha Ndreu.

E.S./Vipsport/al

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan