sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Ndreu: Kastrioti synon shkëputjen nga rivalët, na mungonin 7 lojtarë

Fitoja me Dinamon, e ka gëzuar trajnerit Ramazan Ndreu që ka si synim të thellojë akoma më shumë diferencën nga ndjekësit dhe rivalët për Superioren. Në një prononcim që ka dhënë pas suksesit jo të lehtë me dinamovitët, me rezultatin 1-0, Ndreu ka pohuar: “Ishte një fitore që na duhej, sepse e kishim përgatitur mirë. Kishim mungesa dhe e kam deklaruar para ndeshjes. Unë asnjëherë nuk ankohem, por pa shtatë mungesa në formacion është e papritur të hysh në një ndeshje. Kuptohet që kur hyjnë 6-7 lojtarë njëherësh si titullarë është pak e vështirë. Për ata dhe skuadrën. Por, lojtarët e tjerë që hynë në fushë treguan karakter dhe dhanë më të mirën e tyre. Duam që ta thellojmë këtë diferencë pikësh”, – tha Ndreu.

Rivaliteti

“Unë shpresoj për më shumë. Janë ndeshje shumë të vështira këto që kemi përpara. Padiskutim që ne duam që të jemi në krye dhe synimi parësor është ta thellojmë distancën.për javën që vjen na rikthehen lojtarët dhe do të jemi kompaktë. Do tentojmë që ta thellojmë dhe të jemi të garantuar që të kapim objektivin që ne duam Superioren”.

Trajnerët

Ndreu, si një trajner me eksperiencë, me shumë vite në elitë, por sidomos me një karrierë në Kategorinë e Parë, të pasur nën drejtimin e shumë skuadrave, i pyetur për lëvizjet në pankina ka theksuar: “Nuk janë të mira lëvizjet në pankina, nuk kanë rezultate. Unë mendoj se presidentë duhet që të jenë më të kujdesshëm. Po të shohësh, ato ekipe që nuk kanë bërë shumë lëvizje janë më të konsoliduara. Kastriotin e kam drjetuar për shumë vite, të jem i sinqertë dua ta ngjis edhe njëherë në elitë. Kastrioti do ta sigurojë elitën, vetëm kur matematikisht të jetë i ngjitur në elitë> kemi edhe dy javë shumë vendimtare…”, – tha Ndreu, trajneri i skuadrës krutane pas ndeshjes së fituar ndaj Dinamos.

E.Saliu/Vipsport.al/