“Ndjej dhimbje”, Musakio refuzon të futet në lojë gjatë ndeshjes së Milanit

Milanit i duhet të zgjidhë një telash të ri në këtë moment të sezonit, pasi në klub ka lojtarë të cilët nuk pëlqejnë zgjedhjet që bën trajneri Stefano Pioli. Një prej tyre është edhe Mateo Musakio, i cili ka përfunduar shpesh në stol që me afrimin e trajnerit dhe sot ka bërë një veprim që hap shumë telashe.

Në fundin e pjesës së parë të sfidës ndaj Torinos, pas dëmtimit të Kjaer, trajneri Pioli urdhëroi Musakion që ishte në stol që të  fillonte nxemjen për të hyrë në fushë. Por sipas “Sky Sport”, Musakio kishte refuzuar ta bënte një gjë të tillë. Ai kishte thënë se ndjente dhimbje në pulpë ndaj nuk ishte në gjendje për të luajtur në këtë sfidë. Si rrjedhojë, Pioli kishte hedhur në fushë të riun Gabia në vend të argjentinasit për të zgjidhur problemin që i lindi me dëmtimin e papritur të danezit.

Mediat italiane insistojnë se ky reagim i Musakios nuk është pasojë e një dëmtimi të mirëfilltë, por sinjal i qartë i pakënaqësisë së tij se ka mbetur në pankinë, pasi me siguri priste një trajtim të ndryshëm nga trajneri që preferon edhe Kjaer para tij. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan