Nata e rekordeve për Haland, “fshiu” nga harta e Champions shumë emra të mëdhenj

Erling Haland është emri që me siguri do të dëgjojmë shpesh në futbollin botëror në vitet e ardhshme. Sulmuesi 19-vjeçar norvegjez vazhdon të thyejë rekord pas rekordi në arenën ndërkombëtare duke konfirmuar se është i destinuar që të bëhet një nga emrat më të mëdhenj të këtij sporti.

Në fitoren 2-1 ndaj PSG, ai hyri në histori për shembull si lojtari i parë që shënon në Ligën e Kampioneve me dy skuadra të ndryshme në një edicion, meqë në vitin 2019 kishte qenë pjesë e Salcburg e tani është te Borusia Dortmund.

Gol në debutim në Bundesligë, Kupë e Champions, nuk e kishte bërë askush më parë me fanellën e Borusia Dortmund, edhe pse pjesë e saj kanë qenë shumë legjenda.

Me dy golat e shënuar sot, ai arriti shifrën 10 në këtë turne, në vetëm 7 ndeshje, si askush më parë, duke zhdukur rekordin e mëparshëm që ndahej nga tre futbollistë. Adriano, Firmino dhe Mane u ishin dashur 11 ndeshje për të arritur shifrën e 10 golave, të ndjekur nga Simone Inzagi, Ben Jeder e Kejn me 12.

Shifra mbresëlënëse për një talent i cili bëhet adoleshenti i dytë që arrin të shënojë 10 gola në Ligën e Kampioneve. I pari ishte pikërisht ai të cilit kërkon t’i përngjajë e që kishte kundërshtar, Kilian Mbape, e me të cilin shumëkush parashikon se do të ketë një dualizëm si ai Mesi-Ronaldo në dekadën në vijim. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan