Muzaka e thotë troç: Uroj që titullin ta fitojë skuadra që feston 100 vjetorin, sot bëj tifo për Skënderbeun

Gjergji Muzaka është një nga lojtarët që ka spikatur në radhët e skuadrës së Tiranës, ndërsa gjatë karrierës e tij ka provuar që të veshë edhe fanellën e disa skuadrave të njohura, si: Skënderbeu ku ka kaluar kulmin e karrierës dhe ka fituar shumë trofe, por edhe Dinamo e Partizani, aty ku e nisi karrierën dhe u bë i njohur në elitën e futbollit shqiptar, apo dhe Flamurtari.

Ish-mesfushori i Kombëtares kuqezi, në një prononcim që ka dhënë për “Supersport” ka pohuar: “Aktualisht jam lojtar i Skënderbeut, kështu që shpresoj që edhe këtë ndeshja ta fitojë skuadra ime aktuale. Megjithëse, unë gjithnjë kam shprehur simpatinë për Tiranën. Por, ne jemi profesionist dhe bëj tifoz për Skënderbeun me kë jam edhe lojtar”.

E kaluar

Kur e pyesim Muzakën për mënyrën se si është larguar nga bardheblutë, e madje pati edhe një shprehje nga drejtuesit bardheblu se “i ka fikur motorrët Muzaka”, Gjergji shton se: “Normalisht unë s’kam dashur që të bëj polemika për momentin kur jam ndarë nga Tirana, ne lojtarët kemi një të mirë që flasim në fushë. Nga ana sportiv e drejta shkoi në vend”.

Dëmtimi

“Normalisht dihet që është dëmtim i vështirë dhe pjesa më e vështirë është se periudhën më të madhe të rikuperimit e kalon duke u stërvitur në mënyrë individuale. Por më e vështira ka kaluar dhe shumë shpejt do të bashkohem me skuadrën. Do të luaj këtë sezon dhe siç e thash, u shkëputa që kur nisi sezoni dhe rikthehem në fundin e këtij edicioni sepse i tillë dëmtim është”.

Titulli

Në fund, Muzaka flet edhe për titullin dhe betejën për kreun, ndërsa thekson se: “Për titullin them se do ta fitojë dhe uroj skuadra që feston 100 vjetorin këtë vit. Por, të tria skuadrat që janë në luftë kanë mundësi që ta fitojnë, sepse kanë ngjeshje. Nuk ka një favorit fiks. Më parë më kanë pyetur dhe është me të vërtetë që nuk ka më bukur kur e fiton një klub për 100-vjetorin e krijimit”.

Profesioni

Gjergj Muzaka ka kryer studimet e larta për Mjekësi, në degën Farmaci dhe Muzaka thotë se duhet që të presë akoma, pasi ka shumë për të dhënë në fushën e lojës: “Ne lojtarët, pavarësisht profesioneve të tjera që kemi, pjesën më të madhe të jetës e kemi kaluar në sport. Besoj se edhe emri i mirën dhe investimi është në sport. Besoj se do të jem më afër sportit”, – tha Muzaka ndër të tjera.

E.Saliu/Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan