Murataj: Kur reaguam për gjyqtarët na dhanë të drejtë, Bylisi po tregon futboll të bukur

Valentino Murataj, lideri i Bylisit dhe një nga më të dalluarit në ndeshjen e sotme në fushën e lojës, në një prononcim që ka dhënë në emisionin “Gol pas goli” në “Supersport”ka pohuar: “Mendoj se ekipi nuk është i fokusuar më te gjyqtarët, ndonëse të them të drejtën ata që i kanë parë ato që ne kërkonim na kanë dhënë të drejtë. Në disa ndeshje më parë janë bërë shumë episode”.

Vendimet

“Ka qenë paksa e ekzagjeruar, por tashmë jemi të përqendruar te ndeshjet në fushë. Nuk e kemi aspak mendjen te gjyqtarët, jemi përqendruar vetëm te fusha e lojës”,-tha fillimisht fantazisti i Bylisit, një zbulim në Superiore këtë sezon.

Synimet

Murataj flet edhe për synimet sezonale që ka skuadra mallakastriote këtë sezon, nisur edhe ng ecuria mjaft e mirë, në kampionat dhe në Kupën e Shqipërisë…“Them që Bylisi është ndërtuar për të shkuar sa më lartë në renditje. Normalisht me pikët që kemi dhe llogaritë tona janë Europa, por edhe pse e nisëm pak keq, kam besim se me këtë lojë që bëjmë ne do të rikthehemi te fitorja shumë shpejt”, – ka pohuar Valentino Murataj, mesfushori i ballshiotëve.

E.S./Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan