Muça akuzon: Golin e Partizanit ka dashur ta anulojë dhe e ka bërë, siç e dha golin në fund

Ish-futbollisti e drejtuesi i Tiranës, Shkëlqim Muça sheh bardheblutë tashmë si skuadrën më në formë të kampionatit. Në “Rubrika Sportive”, ai argumentoi se ekipi kishte bërë gjithçka mirë dhe kishte bërë diferencën me lojën e saj.

“Normale për titullin është ta përmendin tifozët që janë brenda, se përveç humbjeve duhet të menaxhojë mirë këtë moment. Nuk diskutohet fare, Tirana e ka objektiv gjithmonë titullin por duhet të dish të menaxhosh situata se kampionati është i gjatë.

Disa deklarata nuk më kanë pëlqyer, daljet e lojtarëve në media dhe përherë humbën dy pikë. Kampionati është i gjatë e duhet fokusuar dhe normale është, nuk ka pse të dalësh në mediat të thuash objektivin. Ai është brenda grupit, familjes, të gjithë kuptojnë që Tirana për momentin është ekipi më në formë dhe më e mira e kampionatit. Atë dyshim që kishim me Kukësin që ka më shumë cilësi, por Tirana ka më shumë dëshirë, është më harmonike, ka më shumë agresivitet, është skuadër e minutave të fundit.

Po ta shohim në tërësi ishte më kërkuese dhe e meritoi ndeshjen. Kukësi bëri një gjuajtje të vetme në minutën e 44, Tirana ka pasur gjithmonë iniciativën. Ka agresivitet, sulmon me shumë forca dhe pastaj rezultatet vijnë. Ka momente që duhet të rregullojë sidomos në aspektin e mbrojtjes, ku anësorët bëjnë gabime, pro e kompenson me grintën e dëshirën për të fituar ndeshjen”, tha Muça.

Paraqitja e Partizanit ndaj Bylisit
“Çdo ndeshje është histori më vete, në funksion të kundërshtarit që ke përpara dhe lojtarëve që ke. Në momentin që mendon që ka mbaruar, i tillë është futbolli. Partizani në fillim shihej si skuadër shumë të karikuar, bënte presin lart, arriti të shënonte dy gola. Por Bylisi asnjëherë nuk u dorëzua s sa i përket lojës, filloi duke marrë fushë. Mendoj që trajneri i Partizanit duhet të merrte masa sidomos në pjesën e dytë. Me mbarimin e pjesës së parë skuadra u fut në fushën e lojës me të njëjtin sistem, mendimi im është që dalja e Solomon duhej shoqëruar me mesfushorë, jo sulmues, se Braun nuk ka ndryshuar asnjë gjë sa është futur. Këmbëngulja për ta kthyer në formë nga java në javë nuk po jep asgjë, me Çinarin e Bardhin Partizani do të ishte mirë në sulm, nuk më pëlqeu dalja e Brojës.

Megjithatë mendoj se Partizani deri diku e administroi pjesën e dytë, nuk është se rrezikoi shumë Bylisi. Por futbolli është i tillë, ishte pasiguri e portierit e mbrojtjes. Një portier i vëmendshëm dilte e kapte ai topin se vinte nga 60 metra, po ta shohësh distancën. Për mua në gabim është i pari portieri e natyrisht i mbrojtësve.

Historia tregon që ekipi që ka pasur më pak pikë ka fituar në derbi. Edhe Boldor, me shumë eksperiencë që u zhduk pa derbit, është lojtar që ndihmon me eksperiencë. Do ta ndihmojë shumë dhe derbi do të tregojë nëse do e shkëputë Partizanin fare. Si ishte derbi për Tiranën, nëse fiton, do e fute përsëri në lojë Partizanin.

Goli i Braun? Ky është skandal, është katastrofë, që një gjyqtar të mos kuptosh kaq e thjeshtë. Si, Çinari duke shkuar andej, shkon topin në krahun tjetër? Është gabim skandaloz, ta kthesh topin në krah tjetër me dorë, pse raketë pingpongu ka në dorë Çinari? Ka të drejtë Olsi që flet. Topi shkon në krahun e kundërt, ka dashur ta anulojë dhe e ka anuluar, 100%. Siç kanë dashur të japin gol në fund. Në momente të rëndësishme shkon e pyet a je i sigurt? Si nuk e ndaloi kryesori lojën të shkojë të thotë, a ka kaluar apo jo?”. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan