sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Moxhi: Fajin e ka trajneri që hedh në fushë lojtarët, të evitojmë fitoren e titullit nga Interi

Luçiano Moxhi nuk e fsheh që Juventusi ka probleme aktualisht, por vazhdon të shpresojë që bardhezinjtë të arrijnë të mposhtin Interin në luftën për titullin kampion. Nën drejtimin e Sarrit, skuadra po shfaq vështirësi duke mos dhuruar lojën që pritej prej saj, por Moxhi, në një intervistë për mediat italiane, ka insistuar se e rëndësishme në këto momente ishte të mbrohej trajneri, në mënyrë që të evitohej me çdo kusht që titulli të përfundonte në duart e zikaltërve.

“Sarri duhet mbrojtur për deklaratat që ka bërë pas ndeshjeve, pasi ka thënë se rezultatet nuk janë kurrë të sigurta, që do të thotë se Juventusi shpesh hyn në fushë duke mos i trajtuar ndeshjet me seriozitet dhe kështu nuk duhet. Faji i lojtarëve? Jo, lojtarët i hedh në fushë trajneri. Rivalja jonë, Interi, pëson dy gola për faj të portierit, pastaj kthehet në fushë sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe i shënon katër Milanit. Kjo është forca e brendshme e atyre që ndjehen zotër të fatit të tyre, ndjehen të fortë dhe kjo është meritë e trajnerit. Ne arrihemi dhe mundemi nga skuadra shumë më pak të forta se ne dhe sigurisht ky është faji i trajnerit. Edhe pse aktivizohen më shumë sulmues, shënohet më pak, pastaj pësohen më shumë gola pasi luhet mbrojtja zonale.

Sarri është një trajner i mirë, për sa kohë që është në stolin e Juventusit duhet mbrojtur me shpatë në dorë për të evituar që kampionatin ta fitojë Interi. Përndryshe, për një vit ne do të përballeshim me kritika për zgjedhjen e trajnerit meqë ata morën Konte e ne Sarrin”, deklaroi Moxhi. /vipsport.al/