Mori të kuq me të rinjtë, ylli i sulmit madrilen do mungojë në “El Clasico”

Pas mungesës së konfirmuar të Eden Hazard në “El Clasico”, një tjetër lajm i keq “zbarkon” në Madrid. Rodrigo nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës me Barcelonën. Ditën e djeshme i riu ishte pjesë e të rinjve të Realit në ndeshjen ndaj San Sebastian, të fituar me rezultatin 2-0 nga madrilenët, ku golin e dytë e shënoi djaloshi i ardhur në verë për shifrën e 30 milionë eurove.

Megjithatë, ai në këtë ndeshje ka marrë dy kartonë të verdhë, automatikisht të kuq. Ai qe ndëshkuar me të verdhin e parë në minutën e 38 dhe më pas u ndëshkua përsëri menjëherë pas golit, një moment që mund ta shmangte shumë lehtë me një indiferentizëm të thjeshtë. Djaloshi ka marrë një top nga mesi i fushës dhe ka arritur të shënojë një gol të bukur. Në momentin pas golit, portieri kundërshtar i shkoi në fytyrë dhe pretendoi se inkursioni i sulmuesit nisi me një faull.

Rodrigo në atë moment tregon një mungesë respekti dhe nis të festojë përpara kundërshtarit. Këtë episod arbitri e gjykon si jo të rregullt dhe e ndëshkon me kartonin e dytë të verdhë dhe njëkohësisht i heq mundësinë të jetë i pranishëm në “El Clasico”. Një tjetër mungesë për Zidan, që nuk ka shumë alternativa në ofensivën e “Los Blancos”. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan