Misioni i përmbysjes në Londër, Olimpiakos grumbullon edhe sulmuesin shqiptar në sfidën ndaj Arsenal

Olimpiakos do udhëtojë drejt Londrës, teksa të enjten do zhvillojë sfidën e kthimit në Ligën e Europës ndaj Arsenal. Ekipi grek do ketë një mision tejet të vështirë pasi në sfidën e parë shtëpiake u mposht me rezultatin 0-1.

Ditën e sotme, Olimpiakos ka zyrtarizuar edhe listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen ndaj topçinjve. Ajo që bie në sy është ftesa për në ekipin e parë të Emiliano Bullarit.

Sulmuesi i Shpresave kuqezi është pjesë e ekipit të rinjve të Olimpiakos, por me paraqitjet e tij ka bindur dhe tashmë ka fituar hapësira në ekipin A. Në fakt, 18-vjeçari pritej të ishte prezent që në ndeshjen e parë, megjithatë mundësia është shfaqur sërish dhe Bullari do shpresoj të ketë minuta në dispozicion. /Egi Cabeli-VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan