sex hikayeleri porno izle kartal escort

Mirandes vazhdon mrekullitë në Spanjë, shkon në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Skuadra e Mirandes është surpriza e vërtetë e këtij edicioni në Kupën e Mbretit në Spanjë. Ekipi i kategorisë së dytë spanjolle, ku gjendet në mesin e tabelës, ka siguruar për herë të dytë në historinë e tij pjesëmarrjen në gjysmëfinale, pasi ka eliminuar sot skuadrën e tretë radhazi nga La Liga.

Pas Selta Vigos dhe Seviljes, turpërimin përballë Mirandes e ka pësuar edhe Vijareali, i cili për më tepër u mund me rezultatin 4-2 që lë pak vend për diskutim. Mateus, Merkelanz, Odei dhe në fund Antoni Sançez ishin ata që shënuan për ekipin e vogël spanjoll, ndërsa golat e Ontiveros dhe Kazorla nuk mjaftuan për miqtë.

Kështu, Mirandes bëhet skuadra e dytë që pret biletën për në gjysmëfinale dhe nëse ka fat, shorti mund ta vendosë përballë Granadës, ekipit tjetër i cili ka siguruar praninë mes 4 skuadrave më të mira në turne. Ndërkohë, nesër zbresin në fushë Reali dhe Barcelona, të cilët gjithashtu do të kërkojnë kalimin në turin tjetër, ndërsa luajnë përkatësisht përballë Real Sociedad dhe Atletik Bilbaos. /vipsport.al/