Milani kërkon blerjen e Rebiç, Ajntrahti tregon shifrën e kërkuar. Përfiton edhe Fiorentina

Ante Rebiç erdhi me shumë bujë nga Ajntrahti te Milani, pas një sezoni cilësor, që kishte bërë në Gjermani. Megjithatë, kroati nuk e filloi në mënyrën e duhur aventurën kuqezi, duke bërë një pjesë të parë shumë të dobët të sezonit. Me ardhjen e Ibrahimoviç është zgjuar edhe Rebiç. Ballkanasi ishte duke ngrohur stolin në shumicën e ndeshjeve, por tashmë është titullar absolut dhe shënon gati në çdo sfidë.

Pas formës së mirë të 26-vjeçarit, Milani po mendon seriozisht të blejë Rebiç dhe mediet vendase raportojnë se kanë nisur bisedimet me Ajntrahtin. Siç flitet, klubi gjerman ka kërkuar një shumë prej 40 milionë eurosh për të lënë në Milano sulmuesin e tyre.

Milani po e shqyrton kërkesën e tyre dhe në verë pritet të hidhet në sulm për Rebiç. Në rast të shitjes së anësorit, nuk do të përfitonte vetëm Ajntrahti, por edhe Fiorentina. Klubi nga Firence është skuadra, që ia ka shitur Rebiçin gjermanëve dhe në marrëveshjen e vitit 2018 është parashikuar se në rast të rishitjes së kroatit, italianët do të arketonin 30-50% të shifrës së operacionit. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan