sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Milan-Juve, rekord për futbollin italian që pa u shkelmuar ende topi i parë

Dueli mes Milanit dhe Juventusit, i vlefshëm për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë mes këtyre dy skuadrave, do të hyjë në histori duke vendosur një rekord të ri. Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për praninë më të madhe të tifozëve në një gjysmëfinale të Kupës së Italisë në të gjithë historinë e këtij turneu.

Informacionet paraprake flasin për të gjitha biletat e shitura sa i përket publikut vendas në “San Siro”, që do të jetë i stërmbushur për duelin ku skuadra do të tentojë të thyejë bardhezinjtë e kërkojë kalimin në finale. Të vetmet bileta që nuk janë shitur ende të gjitha janë ato që i përkasin sektorit të miqve, pasi me sa duket tifozeria torineze nuk do të jetë e shumtë në numër në këtë transfertë.

Gjithsesi, për herë të parë pritet të kalohet shifra e 70 mijë të pranishmëve në një ndeshje gjysmëfinale të Kupës, që do të ishte rekord absolut për futbollin italian dhe që tregon edhe një herë se sa rëndësi të madhe ka dueli, sidomos për kuqezinjtë të cilët do të dëshironin të shpëtonin sezonin e tyre duke fituar një trofe. /vipsport.al/