Mesi “bekon” sulmuesin e Interit: Është spektakolar dhe ngjason shumë me Suarez

Interit do i duhet shumë punë në verë për të mbajtur në skuadër një nga xhevahirët e saj. Bëhet fjalë për Lautaro Martinez, i cili në këtë sezon ka shpërthyer duke shënuar me vazhdimësi. Në këtë formë, Barcelona është mjaft e interesuar për argjentinasin, ndërkohë që 22-vjeçari ka marrë edhe bekimin e Mesit.

Sulmuesi i katalanasve gjithnjë ka folur me superlativa për Lautaron por së fundmi ka theksuar se ai është fantastik dhe ngjason shumë me Suarez. Një sinjal merkatoje ky edhe për klubin e tij, duke nënkuptuar se te Barcelona Martinez nuk do e kishte aspak të vështirë përshtatjen. “Kishte gjithçka për t’u bërë një lojtar i madh dhe tashmë ka shpërthyer, po e tregon. Më duket shumë i zoti në driblime, shënon shumë dhe është luftarak.

Është spektakolar dhe ngjason shumë me Suarez. Të dy punojnë shumë mirë me trupin për të mbrojtur topin dhe e shikojnë portën si pak të tjerë. Kam luajtur me të te Argjentina dhe ka bërë shumë mirë. Të gjithë lojtarët e mëdhenj dinë si të adaptohen në situatat e reja. Suarez ka eksperiencë të madhe dhe mund të ndihmoj Lautaron të akomodohet me Barcelonën dhe La Liga-n. Por, këto janë vetëm hipoteza”, u shpreh Mesi. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan