Meritë e magjive të Tares, Lotito nuk ka shpenzuar asnjë euro për Lacion

Klaudio Lotito është unik në llojin e tij në Itali. Presidenti i Lacios shpesh pikturohet si një nga drejtuesit më kurnacë në futbollin aktual sa i përket ekipeve që renditen gjithmonë në pjesët e sipërme të tabelës së klasifikimit në Serinë A. Por në një speciale që i ka kushtuar “La Gazzetta Dello Sport”, ai vlerësohet si një administrator tejet i kujdesshëm, pasi që në fillim, kur mori klubin thuajse të falimentuar në vitin 2004, ka hedhur bazat e klubit mbi autofinancimin.

Kështu, që në fillim ai arriti akorde me zyrat e taksave duke shyrë pagesën e borxhit 140 milionë euro duke e shtirë në vite, ndërsa pastaj rinegocioi me sponsorët. Sigurisht, një nga meritat më të mëdha dhe që e ndihmoi shumë është se arriti që të zbulonte Igli Taren s drejtor sportiv. Magjitë e këtij të fundit i mundësuan që të ndërtonte skuadra konkurruese me kosto të ulët dhe të nxirrte fitime të mëdha nga lojtarë që më parë kishin qenë të panjohur.

Si rrjedhojë, Lotito rezulton të jetë i vetmi president i klubeve të Serisë A që janë në pozitat e larta të klasifikimit, që nuk ka hedhur asnjë euro në llogarinë e klubit të tij për menaxhimin e zakonshëm. Përkundrazi, ai ka arritur të dalë me fitim nga klubi, pasi kompanitë e pastrimit që zotëron, paguhen nga lacialët për shërbime. Fakti që një skuadër e administruar në këtë mënyrë është kthyer në pretendente për titull në Serinë A, është një shembull i qartë se menaxhimi i mirë kthehet në sukses për çdo klub futbolli, edhe në një periudhë kur të ardhurat janë të vështira për t’u siguruar. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan