Mërgjyshi: Apolonia respekton Kupën…dhe Besën, kemi shumë talente

Artan Mërgjyshi, trajneri i skuadrës së Apolonisë, duket se është optimist dhe ka besim se skuadra e tij ka fituar stabilitetin e duhur. Sipas Mërgjyshit, kualifikimi në Kupën e Shqipërisë ishte mëse i merituar, ndërsa këtë kompeticion do ta shfrytëzojë për të aktivizuar lojtarët e rinj, të cilët janë një prioritet i klubit fierak.

Talentet

“Kemi shumë talente nga Akademia e Apolonisë të cilët janë prioriteti ynë dhe neve duhet që t’i promovojmë ata. Ka ardhur koha që Apolonia të fitojë traditën e humbur. Klubi në vitet e fundit po punon shumë me të gjitha grupmoshat dhe jo më kot në 2-3 vitet e fundit rezultate dhe performanca ka qenë në rritje. Ndeshjen e parë e fituam 3-0 në Fier të Kupës dhe në përbërje kishim edhe lojtarë 17-18-vjeçar. Tashmë ne duhet që të mendojmë për ndeshjen e kampionatit, atë me Besën rivale, – tha trajneri i fierakëve.

Besa

“I njoh kavajasit është një ndeshje vështirë, sepse Besa do me patjetër fitoren, por edhe neve do të shkojmë në këtë transfertë për të bërë lojën tonë e sigurisht që të marrim më të mirën, për të ruajtur edhe kreun. Tashmë fillon më e vështira për Apoloninë dhe këtë u kam thënë edhe djemve me të cilët punojmë shumë jo vetëm fizikisht, por edhe taktikisht dhe psikologjikisht, sepse Apolonia është një ekip me moshë mesatare shumë të re”, – tha Artan Mërgjyshi në prag të ndeshjes me Besën e Kavajës.

/Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan