Mavraj i pafat në ndeshjen e fundit të kampionatit, dëmtohet vetë dhe mungon për disa javë

Mërgim Mavraj ishte i pafat në ndeshjen e fundit të Grojther Fyrth në Bundesligën 2 teksa pësoi një dëmtim dhe në minutën e 65 u detyrua të braktiste sfidën ndaj Hanover. Mbrojtësi i Kombëtares u dëmtua vetë, pa pasur një ndërhyrje nga lojtarët kundërshtar.

Pas analizave u saktësua se 33-vjeçari kishte dëmtuar muskujt në zonën e auktorit dhe tashmë e ka të nevojshëm një pushim disa javor. Një dëmtim i tillë fatkeqësisht mbrojtësit i është përsëritur edhe para disa kohëve.

Mavraj është një element i rëndësishëm në repartin defensiv të skuadrës teksa ka regjistruar 19 paraqitje me Grojther Fyrth, ndërkohë që ekipi kërkon këtë sezon të ngjitet në Bundesligë. Aktualisht, gjermanët renditen në vendin e pestë të klasifikimit, shtatë pikë larg zonës së play off. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan