Martini: Këto të Tiranës çdo fjali e kanë me Zotin, i ndihmoi me ne e Vllazninë

Edi Martini, trajneri i Teutës, ka komentuar me batutë paraqitjet e fundit të Tiranës në kampionat. Në studion e “Pressing”, duke folur për ndeshjen që skuadra e tij kishte luajtur ndaj bardhebluve, ai iu referua deklaratave të lëshuara nga trajneri Egbo mbi besimin e tij.

“Ne i kemi dominuar nga fillimi deri ne fund në ndeshjen me Tiranën. Këta çdo fjali që flasin, lojtarët e stafit e kanë te Zoti, por këta edhe me ne, edhe me Vllazninë e ka ndihmuar shumë Zoti që ka fituar.

Me ne ishte ai gabim aksidental, edhe kartoni i kuq që na penalizoi. Të mos ishte, mendoj se nuk do ta kishte fituar ndeshjen me ne.

Kukësi, me kontingjentin që ka, me cilësinë që është skuadra që bën lojën më të mirë”, tha Martini. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan