Martini i zhgënjyer: Nuk më pëlqen mënyra ë pësimit të golave, e ndjeva që do e humbnim penalltinë

Teuta ka marrë një humbje të dhimbshme mbrëmjen e sotme ndaj Skënderbeut me rezultatin 3-2, kur në fund skuadra durrsake kishte mundësi të barazonte me anë të një penalltie. Kallaku gaboi përballë Koliçit dhe nuk ndryshoi rezultatin. Pas ndeshjes trajneri i Teutës, Edi Martini është shprehur i zhgënjyer dhe dënon mënyrën sesi i kanë pësuar golat.

PROBLEMET- “Ky është futbolli. Unë sot jam i shqetësuar për mënyrën sesi i kemi pësuar golat. Vinim në këtë ndeshje pa tre lojtarë kryesorë, por mendoj se në tërësi ekipi luajti mirë dhe meritonim barazimin.”

SULMUESIT- “Gomez është një lojtar që vrapon shumë dhe e tërheq ekipin përpara, Hebaj nuk ka luajtur shumë dhe nuk ka minutat e duhura në këmbë. Gjithsesi këto janë momente që duhet ti përballojmë. Më vjen keq që nuk morëm barazimin.”

PENALLTIA E HUMBUR- “Kërkonim me doemos ta fitonim këtë ndeshje por u dënuam shumë shpejt falë individualiteteve të Skënderbeut. Te penalltia e ndjeva si me telepati, që do e humbnim. Me vjen keq se kemi bërë dy ndeshje të mira si në Tiranë dhe këtu dhe nuk kemi marrë rezultat.”

MUNGESA E MESFUSHORIT- “Aleksi ka udhëtuar me ekipin dhe është me grip. Në mëngjes ka qenë me temperaturë 39 dhe mendoj se është gabim të fusësh një lojtar me temperaturë në fushë.”/vipsport.al /

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan