Manaj në stërvitje me Barcelonën, Rakitiç poston foton me fjalët domethënëse

Rei Manaj tashmë është pjesë e realitetit të Barcelonës. Sulmuesi i Kombëtares u bashkua me ekipin B të katalanasve në merkaton e janarit, mirëpo më shumë kohë ka kaluar me ekipin e parë pasi është grumbulluar rregullisht në stërvitje, si dhe në një ndeshje të kampionatit nga trajneri Kike Setien.

Në këtë formë, lushnjari është miqësuar me shumë yje të skuadrës, ndërsa Ivan Rakitiç nëpërmjet një postimi në Twitter-in e tij zyrtar ka hedhur foto me Manajn. Madje, kroati e ka shoqëruar edhe me fjalët “Hajde vëlla”, ta cilat ishin të shkruara në gjuhën kroate.

Mesa duket të dy kanë krijuar afrimitet në seancat stërvitore, ndërkohë që Manaj shpreson që të mos ndahen edhe tashmë që Barcelona ka firmosur me një sulmues të ri dhe hapësirat e shqiptarit në ekipin e parë janë vënë në dyshim. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan