Manaj mund të debutojë në Champions, Barcelona ka mbetur me vetëm 12 lojtarë

Debutimi i Rei Manajt me Barcelonën pritej në La Liga, por në mënyrë të papritur ai mund të ndodhë në Ligën e Kampioneve. Një “ndihmë” për të arritur këtë objektiv sulmuesit ia kanë dhënë sot Serxhio Buskets dhe Arturo Vidal. I pari plotësoi kartonët e verdhë dhe do të pezullohet një ndeshje, ndërsa i dyti u ndëshkua me karton të kuq në këtë sfidë e sigurisht nuk do të jetë në “Kamp Nou” për ndeshjen e dytë ndaj Napolit. .

Kjo bën që Barcelona të ketë gjithsej 12 futbollistë profesionistë në dispozicion për ndeshjen e kthimit, duke shpresuar që dëmtimet deri më 18 mars të mos reduktojnë më shumë radhët e saj. Ter Shtegen, Semedo, Pike, Rakitiç, Artur, Mesi, Neto, Lengle, Grizman, De Jong, Umtiti dhe Zhunior Firpo janë të vetmit profesionistë që do të ketë në dispozicion Setien për atë sfidë, pasi pjesa tjetër janë të dëmtuar apo të pezulluar.

Me pak fjalë, ai ka një formacion me 11 lojtarë dhe portierin rezervë, ndërsa pjesën tjetër të pankinës duhet ta mbushë me futbollistë nga ekipi i dytë që ka regjistruar në listën UEFA, mes të cilëve përfshihet edhe Manaj. Ndaj nuk është çudi që në javët në vijim Manaj të jetë gjithnjë e më shumë në stërvitje me Barcelonën, pasi katalanasit me shumë siguri do ta përfshijnë në listën e tyre në ndeshjen e kthimit sulmuesin shqiptar që mund t’i ndihmojë në rast nevoje përballë napolitanëve. /E.Kuka/vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan