Mamaja e Zaniolos nuk gjen qetësi, këtë herë hajdutët i vjedhin pjesët e makinës

Rasti i Nikolo Zaniolos është mjaft i veçantë, pasi mamaja e futbollistit të Romës ka fituar një popullaritet të madh për shkak të elegancës së saj.

Shpeshherë në shkallët e stadiumit, sulmuesi ngacmohet nga tifozeritë kundërshtare për të ëmën e tij, teksa tifozët e Lacios e kanë shndërruar në një kor të zakonshëm emrin e saj në “Olimpico”. Françesko Kosta i ka mirëpritur gjithnjë me shumë sportivitet fjalët në stadium, dhe kështu ka trajtuar edhe rastin e fundit që nuk ka lidhje me futbollin.

Së fundmi, mamasë së Zaniolos i kanë vjedhur pjesët e makinës në Romë, mirëpo ajo e ka shpërndarë këtë në rrjetet sociale teksa i uron një ditë të mbarë të gjithë atyre që nuk humbasin mundësinë për t’i bërë surpriza të mëdha. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan