Maldini: Me Piolin jemi të lumtur, por trajneri matet nga rezultatet, Ragnik nuk përshtatet me Milanin

Edhe ky sezon i Milanit duket se do të përfundojë poshtë katërshes së parë dhe në Milano do duhet të punohet akoma shumë për të ndërtuar një ekip konkurrues për kreun e tabelës. Kuqezinjtë kanë vënë në krye dyshen Maldini-Boban, të cilët po mundohen t’i japin një rritje graduale ekipit, duke parë se edhe gjendja ekonomike nuk është në nivelin e duhur. Kështu, ata kanë ndërtuar relativisht një ekip të ri dhe në verë ia besuan Xhampaolos. 

Ky i fundit nuk arriti të menaxhojë në mënyrën e duhur skuadrën dhe rezultatet nuk e favorizuan për të vazhduar e më pas Maldini zgjodhi Piolin. Ish-ylli i Milanit tregon se është i kënaqur nga puna e teknikut aktual dhe po e menaxhon mirë skuadrën. Ai gjithashtu komenton edhe mundësinë e ardhjes së Ragnik, të cilin e konsideron jo të profilit të një skuadre si Milani.

“Jemi të lumtur me Piolin. Ai mori përsipër të drejtonte ekipin në një situatë shumë të vështirë ekipin dhe e vlerësoj këtë. Dha shumë nga vetja e tij dhe bëri shumë lojtarë të rinj të jepnin më të mirën e tyre për ekipin. Jemi të lumtur me punën e tij, por trajneri matet nga rezultatet. Shpresoj të bëjmë mirë në gjysmën e dytë të sezonit. I kam lexuar lajmet për Ragnik. Me gjithë respektin që kam për figurën e tij si trajner, nuk mendoj se është profili i duhur i trajnerit për të drejtuar Milanin”, përfundoi Maldini. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan