Magjitë e Igli Tares, skuadra që mundi mbrëmë Interin ka kushtuar vetëm 57 milionë euro

Lacio është kthyer në një superfuqi të futbollit italian ndryshe nga të gjithë ekipet e tjera. Bardhekaltërit nuk kanë shpenzuar shifra të çmendura si Juventusi apo Interi, por i kanë besuar verbërisht nuhatjes së Igli Tares i cili ka zbuluar lojtarë nga çdo cep i botës apo ka afruar futbollistë duke u dhënë një shans të dytë. Ai i ka kthyer në yje duke ndërtuar një superskuadër e cila në muajt e fundit i ka dhënë leksion Juventusit e Interit, ndërsa synon t’u rrëmbejë titullin.

Sipas përllogaritjeve që kanë bërë përtej Adriatikut, Lacio që mundi mbrëmë zikaltërit ka kushtuar e gjitha një shifër qesharake prej 57 milionë eurosh, pasi aq është shpenzuar për të afruar të gjithë futbollistët e saj që zbritën në fushën e lojës në “Olimpiko”. Shumë pak, po të mendosh se vetëm Lukaku i kushtoi Interit 65 milionë euro në verë. Në vijim lista e plotë e lojtarëve dhe shpenzimet e Lacios për ta.

TITULLARËT
Thomas Strakosha – 75 mijë euro
Luiz Felipe – 500 mijë euro
Françesko Açerbi – 10 milionë euro
Stefan Radu – 5,5 milionë euro
Adam Marusiç – 7 milionë euro
Sergej Milinkoviç-Saviç – 10 milionë euro
Lukas Leiva – 5 milionë euro
Luis Alberto – 5 milionë euro
Xhoni – 2 milionë euro
Felipe Kaisedo – 2,5 milionë euro
Çiro Imobile – 9 milionë euro
Kosto totale: 56575000 euroZËVENDËSUESIT
Zhoakin Korrea – 16 milionë euro
Manuel Lazari – 7 milionë euro
Danilo Kataldi – 0 euro

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan