Magani: Besa luan shansin e fundit, vetëm fitorja na mban në lojë

Gugash Magani, trajneri i skuadrës së besës, ka besim se ndaj Apolonisë do të vijë kthesa, edhe pse skuadra e tij ka bërë protestë për pagat. Magani thekson se Apolonia është edhe “treni i fundit” për Superioren për skuadrën e tij, pasi çdo rezultat tjetër veç fitores e largon shumë nga objektivi, për të qenë të paktën në dy vendet e para.

Në një prononcim që ka dhënë për “Rtshsport”, në prag të sfidës me fierakët, “Gashi” ka pohuar mes të tjerave: “Ndeshje shumë e rëndësishme është për ne kjo e kësaj fundjave me Apoloninë që ka marrë vendin e parë. Në qoftë se Apolonia mund të gabojë, ne, në këtë takim nuk e kemi këtë luks”.

“Në qoftë se gabojmë mbyllim sezonin dhe bie shumë përqindja për të qenë në betejën për t’u ngjitur në elitë”, – tha Gugash Magani, një nga trajnerët me më shumë eksperiencë në Shqipëri, që drejton skuadrën e Besës për të dytin vit radhazi në Kategorinë e Parë, me synimin kryesor për ta rikthyer mes më të mirëve.

E.S./Vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan