Luhet fati i Manajt, Barcelona duke nisur nga sot ka 15 ditë kohë për të sjellë një sulmues

Barcelona e ka nxjerrë nga lista e ekipit Osman Dembele dhe tashmë Federata e Spanjës ka aktivizuar rregullin e saj, me katalanasit që mund të marrin një sulmues për të plotësuar skuadrën e parë. Blerja lejohet të bëhet vetëm brenda kufijve spanjoll dhe lojtari do të jetë i gatshëm vetëm për t’u aktivizuar në La Liga.

Kushte, që mund ta bëjnë Barcelonën të mendojë edhe ta shtyjë këtë sezon me këto lojtarë, duke spostuar në qendër Grizman dhe të ketë si alternativë Manajn, të cilit në këto kushte mund t’i ofrohen minuta. Klubet, ku Barcelona ka trokitur kanë mbajtur çmime stratosferike për lojtarët e tyre e të tjerë kanë refuzuar në mënyrë kategorike.

Ndërkohë, Barcelona në verë pritet të synoje Martinez dhe Nejmar dhe një harxhim në këtë moment mund të quhet i kotë. La Ligas i kanë mbetur 14 javë nga fundi dhe një harxhim disa milionësh, vetëm për kaq ndeshje do të ishte i tepërt edhe një klub si katalanasit.

Megjithatë, mbetet për t’u parë ajo që Barça do të bëjë, në një kohë kur Mesi dhe drejtuesit janë në një situatë të nxehtë, me argjentinasin, që nuk ka rinovuar akoma dhe për ta bërë këtë kërkon një skuadër të aftë për t’i fituar të gjitha trofetë. Manaj nga ana e tij do shpresonte të përfitonte minuta dhe të tregojë se ka potencialin të luajë në një ekip si Barça. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan