Lokomotiva e Zagrebit rinovon me tre shqiptarë, firma deri në vitin 2024

Lokomotiva e Zagrebit njihet si një klub i cili në përbërje ka shumë shqiptarë. Së fundmi, tre prej futbollistëve të kroatëve kanë fituar rinovimin. Bëhet fjalë për tre futbollistë të Shpresave kuqezinj si Mersinaj, Tuci dhe Çokaj.  

Të tre futbollistët janë pjesë e rëndësishme e kroatëve, ndërsa në këtë sezon kanë fituar aktivizimin me vazhdimësi dhe në disa ndeshje kanë qenë vendimtarë për Zagrebin. Kështu,Çokaj, Mersinaj dhe Tuci kanë firmosur kontratën e re e cila i mban të lidhur me klubin kroat deri në vitin 2024.

Talentet kuqezinj kanë objektiv parësor evidentimin e vlerave për të pasur mundësinë e eksperiencave më të rëndësishme në karrierë ndërsa Kroacia njihet si një trampolinë shumë e mirë drejt kampionateve më të forta europiane. Ndërkaq, pjesë e Dinamo Zagreb është edhe futbollisti i Kombëtares, Myrto Uzuni. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan