Liverpuli humbet kapitenin e ekipit, Klop: Mund të shkonte edhe më keq

Klubi i Liverpul ka marrë një lajm të keq në ditën e sotme teksa nga analizat ka mësuar se kapiteni Xhordan Henderson duhet të qëndrojë rreth tre javë jashtë fushave. Mesfushori pësoi një tërheqje në sfidën e Ligës së Kampionëve ndaj Atletiko Madrid, madje u detyrua të braktiste fushën e lojës 10 minuta para përfundimit.

Në ambientin e të kuqve shpresonin në një përgjigje pozitive, por ekzaminimet treguan të kundërtën. Tashmë, duket e vështirë që Henderson të rikuperohet për ndeshjen e kthimit ndaj Atletikos, ku Liverpulit i duhet të përmbysë disfatën 1-0.

Sakaq, trajneri Jurgen Klop është munduar ta shohë gotën gjysmë plot teksa është shprehur se mund të shkonte edhe më keq. “Mund të ishte edhe më keq. Henderson ka një tërheqje por nuk është edhe aq keq. Duhet të qëndrojë rreth tre javë jashtë. Kjo nuk është aspak e mirë por të shohim nëse do jemi me fat dhe ai të mund të kthehet më herët”, u shpreh Klop.

/Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan