VIDEO / Barazim mes Milanit dhe Juves, VAR shpëton bardhezinjtë në fund

Milani dhe Juventusi kanë ndarë një barazim 1-1 në ndeshjen e tyre të parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Një duel qe flet në favor të bardhezinjve që e mbyllën sfidën me këtë rezultat falë një penalltie në minutën e fundit të akorduar me VAR pas prekjes së topit me dorë.

Në fakt, ishte Milani ai që dominoi pjesën e parë të ndeshjes, duke u afruar shumë shpesh në portën e bardhezinjve ku Bufon iu desh të bënte ndërhyrje vendimtare duke ndalur emra si Calhanollu, Ibrahimoviç e Rebiç.

Por në minutën e 61-të të ndeshjes, ishte Rebiç ai i cili shfrytëzoi në harkim në zonë për të mposhtur Bufon dhe për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij. Milani dukej në kontroll të plotë por bardhezinjve nder u bëri kartoni i kuq i Hernandez i cili la me 10 futbollistë ekipin e tij në 20 minutat e fundit.

Juventusi sulmoi me ngulm me të gjithë forcat, duke hedhur në fushë edhe Higuain dhe më në fund gjeti episodin vendimtar me roveshatën e Ronaldos që u ndal me dorë nga mbrojtësi Kalabria. Ronaldo transformoi saktësisht nga pika e bardhë dhe ia doli të barazonte shifrat duke marrë një rezultat që lehtëson disi situatën e Sarrit dhe favorizon kalimin e turit. Për Milanin, situata komplikohet më shumë për sfidën e kthimit, pasi do t’i mungojë për pezullim edhe Ibrahimoviç me Kastijehon, të cilët plotësuan numrin e kartonëve. /vipsport.al/

Milan-Juve 1-1
61’ Rebiç / 90′ (p) Ronaldo

Milan (4-4-1-1): Donaruma; Kalabria, Kjaer, Romanjoli, Hernandez; Kastijeho, Kesi, Benaser, Rebiç; Çalhanollu; Ibrahimoviç.
Trajner: S. Pioli

Juventus (4-3-3): Bufon; De Shiljo, Bonuçi, De Ligt, Aleks Sandro; Ramsei, Pjaniç, Matuidi; Kuadrado, Dibala, Kristano Ronaldo.
Trajner: M. Sarri

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan