VIDEO / Igli Tare ka ndërtuar superskuadër, Lacio i rrëmben Interit vendin e dytë me përmbysje

Lacio tregon forcën me një ndeshje spektakolare të fituar 2-1 përballë Interit, për të marrë tre pikë shumë të rëndësishme në luftën për titull, ku tashmë është zyrtarisht pretendente. Skuadra e Inzagit nuk është më surprizë, por një kërcënim real për Juventusin që duhet të jetë e kujdesshme sidomos pas provës së sotme që dha ndaj Interit.

Pjesa e parë e sfidës nisi me një traversë të goditur nga Milinkoviç-Saviç ndërsa më pas skuadrat u treguan të kujdesshme duke lënë pak hapësirë për të rrezikuar dy emrat e që ka secila në majë të sulmit, Imobile e Lukaku. Megjithatë, në fund të pjesës së parë Interi ia doli që të thyente Strakoshën me anë të goditjes së Jang i cili çoi në delir tifozerinë zikaltër të pranishme në stadium.

Reagimi i Lacios ishte i shpejtë dhe në fillimin e pjesës së dytë sulmoi pareshtur derisa fitoi penallti për faullin e De Vraj ndaj Imobiles. Vetë sulmuesi shkon te pika e bardhë dhe nuk gabon duke barazuar shifrat e rihapur sfidën. Më pas, dy ekipet shkëmbyen gjuajtje nga distanca pa shumë rrezik për portat kundërshtare derisa erdhi minuta e 70 e sfidës. Pas një goditje këndi, mbrojtja zikaltër nuk arriti të largonte sferën nga zona dhe topi mbeti aty duke i dhënë mundësinë Milinkoviç-Saviç të mposhtte Padelin e pafajshëm duke përmbysur plotësisht duelin.

Interi provoi me forcë të gjente barazimin në minutat e mbetur por aktivizimi i Moses, Eriksen e Sançez, nuk ndryshoi asgjë në rezultatin e sfidës, me Lacion që iu gëzua suksesit që e ngjit tashmë në vendin e dytë në renditje dhe e bën atë armikun numër 1 të Juventusit kryesues. /vipsport.al/

Lacio-Inter 2-1
50′ (p) Imobile, 70′ Milinkoviç-Saviç / 44′ Jang

Lacio (3-5-2) – Strakosha; Luiz Felipe, Açerbi, Radu; Marusiç, Milinkoviç-Saviç, Lukas Leiva, Luis Alberto, Joni; Imobile, Kaisedo.
Trajner: S. Inzagi

Inter (3-5-2) – Padeli; Godin, De Vraj, Shkrinjar; Kandreva, Vesino, Brozoviç, Barela, Jang, Lukaku, Lautaro Martinez.
Trajner: A. Konte

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan