Lista e Barcelonës, sulmuesi i ri zë vendin e Manajt për ndeshjen ndaj Eibar

Rei Manaj tashmë do të duhet të presë më gjatë për të parë veten mes futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet zyrtare te Barcelonës e për të bërë debutimin e mundshëm në radhët e saj, edhe pse vazhdon të stërvitet herë pas here me ekipin e parë. Kjo, pasi me blerjen e Martin Breithuejt, situata ka ndryshuar sa i përket hierarkisë në ekip në këto momente kur skuadra ka një numër të madh të dëmtuarish.

Edhe pse Breithuejt ka zhvilluar vetëm një seancë stërvitore me skuadrën e Barcelonës, trajneri Kike Setien e ka përfshirë atë në listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen me Eibar, ndërsa Manaj është lënë jashtë grumbullimit për këtë duel. Mediat spanjolle insistojnë se trajneri Setien është i detyruar ta afrojë danezin edhe pse nuk është gati, pasi duhet justifikuar shpenzimi që bëri klubi në këtë situatë emergjence.

Kësisoj, për Manajn hapësirat ngushtohen ndjeshëm pasi katalanasit shpresojnë që së shpejti të kenë në dispozicion edhe Luis Suarez. Gjithsesi, për sulmuesin kuqezi vazhdon të mbetet shpresa se në fundin e sezonit, kur Barcelonës t’i duhet të lërë pushim disa prej yjeve të ekipit, për të do të ketë vend jo vetëm në stol, por edhe në fushën e lojës. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan