Lika: Skënderbeu është 3-pikëshi i radhës për Tiranën, ja pse e donim Partizanin

Tirana eliminoi Kastriotin, por duket se bardheblutë kanë një peng, pasi donin që në çerekfinale të prisnin Partizanin që u eliminua nga Kupa. Te bardheblutë, tani e gjithë vëmendja është e përqendruar te ndeshja e radhës që skuadra do të luajë ndaj Skënderbeut, e ku synimi dihet që janë tri pikët.

Skënderbeu

Ilion Lika, një nga pikat e forta të Tiranës, pas kualifikimit në Kupën e Shqipërisë dhe sfidës me Skënderbeun që është në prag, në prononcimin e dhënë për “Rtshsport” ka pohuar:  “Ndeshjen me Skënderbeun  e shohim si ndeshje radhe dhe jo si hakmarrje. Është një sfidë e cila na vlen që ne të marrim tri pikët e radhës dhe të vijojmë rrugën drejt synimeve që ne kemi. Korçarët kanë një ekip të fortë dhe me kualitete, e sigurisht që të kënaqim edhe tifozët tanë”, – tha Ilion Lika.

Ecuria

“Ekipi i Tiranës që në fillimin e këtij viti është ndërtuar për të pasur rezultate. Ndonëse patëm oshilacione, sepse u ndodh kujtdo edhe nëpër botë. Por gjetëm vetveten dhe tashmë shpresojmë që të jemi me “këmbë në tokë” dhe të vijojmë ecurinë e mirë”.

Forma

“Unë mundohem që të bëj maksimumin, si në stërvitje edhe ndeshjet zyrtare. Ndihem mirë dhe më vjen mirë që falë zotit nuk i jam bërë barrë këtij ekipi, por kam ende për të dhënë dhe për ta ndihmuar”.

Partizani

“Ishim të gjithë si klub duke kërkuar që të ishte Partizani, duke na kuptuar edhe tifozët sepse do të kishte përfitime klubi. Donim që Partizani ta kalonte këtë ndeshje me Lezhën, sepse bëheshin katër derbi dhe të luash në “Air Albania” në një klimë si në Europë ishte mirë për arkat e Tiranës dhe Partizanit”, – tha Ilion Lika në fund të prononcimit të tij.

E.S./Vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan