Legjionarët në Ligën e Europës/ Kamberi i sjell fat Rejnxhërsit, Xhaka titullar në suksesin e Bazelit

Liga e Europës është kthyer mbrëmjen e sotme, teksa ka nisur edhe faza më emocionuese, ajo me eliminimin direkt. Sot janë luajtur edhe ndeshjet e para, ndërsa në fushë kanë zbritur edhe dy legjionarë si Florian Kamberi me Rejnxhërs dhe Taulant Xhaka me ekipin e Bazelit. Sulmuesi që aktivizohet me skocezët dhe që shpejt pritet të bëjë edhe paraqitjen e parë me ngjyrat kuqezi, i ka sjellë fat trajnerit Stiven Xherrard në takimin kundër portugezeve të Bragës.

Kamberi nuk e nisi sfidën si titullar, por u aktivizua në minutën e 68 teksa rezultati i ndeshjes ishte i fiksuar në shifrat 1-2 për skuadrën portugeze. Pas këtij momenti, Rejnxhërs përmbysi rezultatin në 3-2 për të marrë një fitore shumë të rëndësishme për fatet e kualifikimit. Ndërkaq, në takimin tjetër, Bazeli i Xhakës nuk hasi pengesa në transfertën e Qipros, ndaj Apoelit.

Zvicerianët janë thuajse të kualifikuar pas suksesit 0-3, ndërsa mesfushori i Shqipërisë u aktivizua për 90 minuta te plota. Për t’u përmendur edhe triumfi i Arsenalit 0-1 në transfertë ndaj Olimpiakos, ku mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka ishte titullar përgjatë gjithë ndeshjes ndërkohë që nuk shmangu edhe ndëshkimin me karton të verdhë në minutën e 83 të sfidës. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan