Legjenda e Milanit zbulon se ka zili Konten: Për atë duhet të flas me zë të ulët, kuqezinjtë të marrin Rajkard

Milan duket se e ka rimarrë veten pas janarit teksa me afrimin e Ibrahimoviç, skuadra ka gjetur motivimin e duhur për të fituar pozicione në klasifikim e për të tentuar më pas një kualifikim në Ligën e Kampionëve. Këtë e pranon edhe një legjendë e kuqezinjve si Rud Gulit. Ndërkohë, holandezi nuk ka nguruar t’i japë edhe një këshillë Milanit ndërsa thekson se si trajner mund të marrin Rajkard. Sakaq, Gulit pranon se ka një dobësi për Konten por nuk mund ta thotë me zë të lartë duke qenë se ai është trajneri i rivalëve të Inter.

Ibrahimoviç? “I ka dhënë një shtysë të madhe skuadrës. Me atë ekipi ka fituar më shumë kurajo”. Pioli si trajner për të ardhmen apo të ndjekësh një si Alegri? “Po pse jo Rajkard? Kërkon të sulmosh? Atëherë duhet të marrësh një holandez. Ka qenë Sedorf, por ai pagoi mungesën e eksperiencës. Nuk i dhanë kohë”. Gara e titullit? “Juventusi po vuan dhe kjo është mirë. Duket e çuditshme të thuhet kjo nga një milanist, por e kam ndjekur Konten te Çelsi dhe kam një dobësi për të.

Natyrisht, trajnon Interin, kështu nuk dua të mund Milanin por për ata duhet të flas me zë të ulët. Ai shtyn shumë në fushë, por është në dakordësi me shoqërinë dhe skuadrën. E di se çfarë kërkon dhe e bën të funksionojë. Kërkoi Lukakun me të gjitha kushte, shumë ishin skeptikë por Lukaku ka treguar veten”, u shpreh Gulit.

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan