Lajmi i mirë për Shpresat para ndeshjes me Kosovën, mesfushori kthehet në stërvitje

Një lajm i mirë vjen nga Spanja për përfaqësuesen U21 të Shqipërisë, e cila në muajin e ardhshëm ka një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Kosovës në Europianin e kësaj grupmoshe. Mesfushori Kleandro Lleshi, i cili është bërë së fundmi pjesë e pandashme e grupit kuqezi, është kthyer përsëri në stërvitje me Rekreativo Huelva duke lënë pas dëmtimin që e la jashtë fushave për tre javë.

Mesfushori u dëmtua në ndeshjen ku edhe arriti të linte shenjë duke shënuar gol me klubin të cilit iu bashkua në janar. Transferimi i tij te Rekreativo Huelva, që është klubi më i vjetër i futbollit në Spanjë, ishte një hap i rëndësishëm për lojtarin i cili shihet si titullar në këtë skuadër.

Por dëmtimi prishi pak planet e tij e padyshim edhe të Alban Bushit i cili duhet të rindërtojë mesfushën duke parë mungesën e sigurt të Kolajt të dëmtuar, apo mosaktivizimin e Malës e zhvillimin vetëm të ndeshjeve testuese të Muçollit i cili nuk ka nisur ende kampionatin në Danimarkë. Lleshi është stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të grupit dhe parashikohet të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen ndaj Linense në fundjavë. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan